RMV, Vazhdohen masat e përforcuara për mbrojtje nga emigrimi ilegal

Kuvendi sot pasdite me 85 vota ‘për’, asnjë kundër dhe dy të përmbajtur e miratoi Propozim-vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit për shkak të mbrojtjes nga emigrimi ilegal.

Marketing

Me këtë vendim gjendja e krizës do të vazhdohet deri më 31 mars 2021 dhe se me këtë vendim do të menaxhohet me sfidat sa i përket emigrimit ilegal në kushte pandemie.

Kuvendi sot diskutoi edhe për nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për marrje të huasë te BERZH.

Qeveria propozon që në procedurë të shkurtuar të miratohet ky Propozim-ligj dhe me miratimin e ligjit do të krijohen kushte për të nënshkruar marrëveshjen për huaj që do të siguronte 90 milionë euro.