COVID, ky shtet vendos gjoba për personat që refuzojnë të vaksinohen

Provinca kanadeze e Quebec do të detyrojë qytetarët e pavaksinuar që të paguajnë një taksë shëndetësore. BBC shkruan se Quebec, vend i cili ka parë numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me COVID në Kanada, aktualisht është përfshirë nga një valë e re e koronavirusit dhe do të jetë për ata që refuzojnë vaksinën për arsye jo shëndetësore.

Marketing

Kryeministri Francois Legault tha gjatë një konference për shtyp se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës do të duhet të paguajnë një gjobë. Tarifa që do të paguhet nuk është vendosur ende.

Lajmi për taksën, i pari i këtij lloji, vjen një ditë pasi drejtori i shëndetit publik të provincës dha dorëheqjen. Horacio Arruda shërbeu në këtë detyrë për 12 vjet dhe u riemërua për një mandat tjetër tre-vjeçar në qershor 2020, por është përballur me kritika javët e fundit për shkak të rritjes së infektimeve.

Vetëm rreth 15% e banorëve të Quebec nuk janë të vaksinuar, por ata përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha rasteve spitalore. Sipas të dhënave federale, pak më shumë se 84% e banorëve të Quebec kishin marrë të paktën një dozë vaksine deri më 1 janar.