Çulev: Shënimi zyrtar për Donçevin, në PNKOK

MPB ka marrë në pyetje ish drejtorin e FSHZ-së, Don Donçev, pas publikimit të një video xhirimi ku ai shihet teksa fut para në çantë. Shënimi zyrtar është dërguar në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit. Ministri Çulev thotë se ende nuk ka vendim nëse në bisedë do të ftohen dhe persona të tjerë.
“Ju e shihni se Prokuroria Publike nuk vepron, madje ajo publikisht na bëri thirrje publike ne si MPB dhe Policisë Financiare që të veprojmë dhe ne në bazë të kësaj thirrjeje publike dhe në bazë të perceptimit profesional të kolegëve vepruan dhe e morëm në pyetje Den Donçevin. Sa i përket marrjes në pyetje të personave të tjerë, MPB po rishqyrton mundësitë dhe në ditët në vazhdim do të merret vendim.”,– deklaroi ministri i brendshëm, Naqe Çulev.
Marketing