Rama: Do të tërheq padinë për shpifje ndaj Haradinajt

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se do të tërheqë padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Dekalrata e Ramës u bë gjatë një konference për mediat në Kosovë, ku ndodhet në një vizitë dy ditore.

Marketing

Kryeministri Rama ngriti një padi prej 30 faqesh ndaj Haradinajt. Rama pretendonte se Haradinaj ka shpifur ndaj tij për deklaratat që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuar,a në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciç, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mendoj se shpifja është një nga të këqijat e mëdha që politika shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë i ka bërë popullit dhe brezit të ri duke i ngulitur të kundërtën e asaj që prindërit tanë dhe prindërit tuaj janë përpjekur të na mësojnë kur kemi qenë të vegjël, duke legalizuar si instrument një nga aktet më të ulëta që mund të bëjë njeriu, që është shpifja. Është bërë kaq normale shpifja saqë vërtetë e kuptoj që njerëzit edhe mund të mendojnë – çne një padi për shpifje. Kjo padi për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme, por unë kam 22 të tilla me figura politike që unë i kam në proces, por dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim t’i lë një tufë fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptojë se si mund të shpjegojë dhe interpretojë lajmet e pafundme që do të ndeshë me siguri kur të hyjë në Google dhe të shkruaj “Edi Rama”, ku do të lexojë për një monstër të të gjitha të zezave të mundshme dhe mund apo s’mund ta ketë mundësinë të më pyes mua, sepse kështu është jeta. Kjo është arsyeja pse unë kam 22 gjyqe. Çfarë duhet të bëja unë në rastin konkret? Shpifja në fjalë nuk është nga ato të zakonshmet fare, ashtu siç është edhe mitologjia e pazarit të territoreve, historia do të dëshmojë sesi një hapësirë debati u transformua në një arenë, ku disa shqiptarë u përpoqën të vrasin disa shqiptarë, por unë nuk mendoj se njerëzit ndahen në patriotë dhe tradhtarë sepse kanë opinione të ndryshme. Ramushit i kam kërkuar takim, ta vizitoja në shtëpi apo seli dhe si paditës që shkon tek i padituri, besoj se nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që do të diskutoja me të edhe për këtë çështje që është shumë më e madhe se ne të gjithë. I kam njoftuar që nuk do të bëjë komunikimi me mediat të vazhdueshme te çdo derë, ku do të bëja një konferencë dhe do të tërhiqja padinë, jo se ajo është e vogël, por sepse çështja e sotme është shumë më e madhe. Sa më takon hiq atë pjesë, gjithçka tjetër është pa problem. Padia do të tërhiqet”, tha Rama.

Marketing