Dafina Zeqiri ia kupton ‘hallin’ Beatrixit, pasi edhe ajo i mori shoqes të dashurin

Dafina Zeqiri së fundi e ka suportuar shumë Beatrix Ramosajn.

Marketing

Madje Dafina u kritikua shumë për mbështetjen ndaj Trixës, por që ajo kishte reaguar ndaj zërave duke kërkuar që mos të bullizojnë.

Kjo mbështetje mund të vie edhe për shkak të bashkëpunimit të Trixës me partnerin e saj me Dj Geekun.

Por “Vipat e bllokut”, kanë publikuar së fundi një mesazh nga një ndjekëse që sipas saj e arsyeton mbështetjen e saj për Trixën.

Sipas saj, Dafina e mbështet Trixës, pasi edhe ajo vet ishte e përfshirë në një situatë të ngjajshme.

Ndjekësja ka shkruar se Dafina e ka “tradhëtuar” shoqen e saj të ngushtë moderatoren, Argjira Spanca, pasi kjo e fundit ishte në një lidhje tetë vjeçare me Dj Geek.

Faqja “Vipat e bllokut ka postuar edhe një foto ku shihet Dj Geek në shoqërinë e Dafinës dhe Argjirës.

Marketing