Dafina Zeqiri nis një ‘luftë virtuale’ në rrjetet sociale me ish-menaxherin e estradës

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka nisur disa akuza në adresë të ish-menaxherit të estradës, Drin Zatriqi përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Twitter.

Marketing

Ishte Zatriqi ai që pak ditë më parë u shpreh se estrada dhe imediat përdorin ‘lotët e krokodilit’ në lidhje me rastin e dhunimit të 11-vjeçare në Prishtinë.
Ai tha se të njëjtit kanë heshtur në lidhje me një rast të cilin ai tha që është i ngjashëm por kishte të bënte me një kolegë të tyre, duke iu referuar këngëtarit, Butrint Imeri.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja, në postimin të cilin e fshiu më pas.