Dafina Zeqiri vjen joshëse nga xhirimet e klipi të ri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po sjell një këngë të re në bashkëpunim me artisten tjetër, Kida.

Marketing

Pas një bashkëpunimi të parë të suksesshëm mes tyre, dyshja kanë finalizuar një duet të radhës që pritet të publikohet sonte (e shtunë).

Por, para lansimit të klipit, Dafina ka sjellur disa imazhe të reja të shkëputura nga xhirimet teksa dukej tejet joshëse.

Autorja e “Malli” në një nga skenat e videoklipit shihet e veshur me sytjena të zeza që i përshtati me një mini-fund dhe pallto të ngjashme me material me pupla.

Për të koordinuar pamje, Dafina veshi një palë gete nga rrjeta dhe çizme të rrafshëta me ngjyrë të zezë nga lëkura.

“Dimri ka ardhur, ‘Ai me mu so’, sonte ora 20:00”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve që solli në Instagrami.

Kujtojmë që bashkëpunimi i parë i Dafinës me Kidën “Luje belin” u publikua gjatë muajve të verës duke u kthyer në një nga hitet më të mëdha të sezonit që ende vazhdon të dëgjohet.

Përndryshe të dyja artistet krahas punës për projekte të reja mbesin të angazhuara edhe me mbrëmje muzikore.

https://www.instagram.com/p/CmjLsTQI7c4/?utm_source=ig_embed&ig_rid=17de3fcc-e697-4920-b7dc-1b7d10f29717