Dalin detajet e para nga telefonata e Biden me presidentin kinez

Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt, i tha presidenti kinez, Xi Jinping, presidentit të SHBA-ve Joe Biden në një video-telefonatë sot.

Marketing

“Marrëdhëniet shtet-shtet nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, citoi CCTV të thoshte Xi në thirrje, sipas CNN.

Kjo vjen disa ditë pasi një kabllogram diplomatik i SHBA-së sugjeroi se Kina ka shprehur njëfarë hapjeje për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës.

Nuk është ende e qartë nëse Kina synon t’i ofrojë Rusisë atë ndihmë, thanë zyrtarët amerikanë të njohur me inteligjencën për CNN në fillim të kësaj jave.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”, tha Psaki.