Përgjumja gjatë ditës-pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara për të nisur ditën çdo mëngjes. Foto: Flickr

Marketing

Mestilin modern të jetesës, jo të gjithë mund të flenë menjëherë sapo ndihen të lodhur.

Shpesh pavarësisht lodhjes, qëndrimi zgjuar është domosdoshmëri dhe i paevitueshëm

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni disa këshilla mjaft interesante të cilat mund t’i zbatoni sa herë do të keni nevojë të qëndroni zgjuar.

Dëgjoni Muzikë
Muzika, sidomos ajo me tone të gëzueshme dhe festive funksionon shumë mirë për të larguar gjumin dhe për të qëndruar zgjuar.

Pini një kafe
Kafja përmban kafeinë që ndikon në zgjimin e trurit dhe trupit.

Dilni Në Ajër Të Pastër Ose Në Një Vend Të Ndriçuar
Drita është sinjali që i nevojitet trurit për t’u zgjuar.

Nëse qëndroni në një vend të ndriçuar mirë, atëherë ju mund ta gënjeni sistemin tuaj dhe ta bëni të mendojë se është koha për të qëndruar zgjuar.

Pini Ujë
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dehidratimi ju bën më të plogësht, të lodhur dhe të përgjumur.