Para disa javësh i ka dhënë fund beqarisë, vëllai i deputetes Mimoza Kusari-Lila, Ylberi.
Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me Jonathan Ausman në Kanada me anë të një ceremonie të vogël familjare, shkruan “Kosovarja”.
Në fotot e publikuara nga bashkëshorti Jonathan shihet se Ylberi është tejet i lumtur me zgjedhjen e tij.
Siç merret vesh, çifti tashmë janë bërë prindër të një vajze, e cila ka ardh në jetë përmes një nëne surrogate. Çifti ka vendosur që vajzën e tyre ta quajnë Adea.