Dalin pamjet, Berisha me zyrë të re në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha tashmë ka zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike.

Marketing

Pamjet nga zyra e re e Berishës janë publikuar nga drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo.

Krahas fotove te publikuara në rrejetin social “Facebook”, Garo shkruan: “Dr. Sali Berisha në zyrën e tij në selinë e Partise Demokratike!”.

Ndërkohë mësohet se kjo nuk është zyra që ka pasur ish kryetari i partisë, Lulzim Basha.

Berisha në një deklaratë të mëparshme ka thënë se shumë shpejt do të kishte një zyrë të vetën në selinë blu. “Zyra ime do të jetë një zyrë midis këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari, nuk ka kryetar”, u shpreh Berisha për mediat pak ditë më parë.

https://www.facebook.com/florianagaro.al/posts/534119834752187