Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Komisionit Evropian, Kristian Danielson, sot në Bruksel zyrtarisht e shënoi fillimin e përgatitjeve për bisedime për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Danielson para dy ekipeve negociatore nga Shqipëria dhe Maqedonia deklaroi se sot është “fillimi i angazhimit më intensiv në lidhjen tonë të gjatë”.
“Ekspertët tonë do ta sqarojnë gjatësinë dhe thellësinë e legjislacionit të përbashkët evropian (acquis communautaire)” rregullat e BE-së”, tha Danielson.
Këto dy ditë ekipi negociator i Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’i dëgjojnë ekspertët e Komisionit Evropian se si ai e shpjegon legjislacionin gjithëpërfshirës dhe praktikat më të mira në fushën e drejtësisë dhe të drejtave fondamentale. Gjatë vitit të ardhshëm do të mbahen edhe 32 takime të këtilla për secilin kapitull nga procesi i bisedimeve, nga gjithsej 33, ose 160 mijë faqe të ligjeve dhe rregullave evropiane të cilat duhet të zbatohen në legjislacionin e vendit.
Ekipet do të kenë edhe 70-të takime të këtilla, theksoi Danielson.
“Duhet të ketë mirëkuptim të ndërsjellë për atë se çka janë rregullat e BE-së që të përgatiteni për anëtarësimin e ardhshëm”, deklaroi ai.
Danielson theksoi se takimi për kapitullin e sotëm të 23-të është fondamental, jo vetëm për atë se kjo është metoda e re e bisedimeve të Komisionit Evropian me vendet e reja kandidate, por se reformat në lidhje me drejtësinë dhe sundimin e së drejtës janë kushtet e vendosura nga Këshilli i BE-së për fillimin efikas të bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019.