Danimarkë, pezullohet nga detyra shefja e intelegjencës ushtarake

Shefja e intelegjencës ushtarake e Danimarkës, Lars Findsen, është pezulluar nga detyra.

Marketing

Sipas të përditshmes daneze “Politiken”, është nisur një hetim për punën e Shërbimit të Intelegjencës së Mbrojtjes (FE).

Në kuadër të hetimit, Findsen dhe dy punonjës të tjerë të lartë janë larguar nga detyra deri në njoftimin e mëtejshëm.

“Unë e shoh çështjen me seriozitetin maksimal. Është absolutisht thelbësore që të besojmë se shërbimet tona të intelegjencës po veprojnë brenda kompetencave të tyre”, tha ministri i Mbrojtjes, Trine Bramsen.

Sipas mediave lokale, shërbimi është akuzuar për fshehjen e informacioneve kryesore nga organi mbikëqyrës danez i shërbimit sekret midis viteve 2014 dhe 2020, si dhe për dështim të adresimit të akuzave të spiunazhit brenda forcave të armatosura.

Marketing