Darko Pançev befason për lojtarin shqiptar: E lexova edhe deklaratën e tij (FOTO)

Legjenda e futbollit maqedonas, Darko Pançev, gjatë gjithë ciklit kualifikues për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024, ka analizuar ndeshjet e kombëtares së Maqedonisë së Veriut në grup me gjigantët e futbollit evropian Angli, Itali dhe Ukrainë.

Marketing

Ndeshja e fundit ndaj një prej kombëtareve më të fuqishme në botë për momentin, Anglia dhe barazimi (1:1) në Shkup, është padyshim më shumë se një moment pozitiv nga këto kualifikime.

“Ndeshja me Anglinë është sigurisht e paharrueshme nga disa aspekte, rezultati është edhe më fantastik. Pamje spektakolare të stadiumit, tribuna plot. Atmosferë dhe brohoritje siç i ka hije në pritje të ish-kampionit të botës dhe kombëtares kryesuese të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. Urime tifozëve të futbollit. Për dy orë Shkupi ishte një metropol i vërtetë futbolli” – thotë mes të tjera Pançev, transmeton media maqedonase “Ekipa.mk”.

Ai flet edhe për futbollistin shqiptar Enis Bardhi, njëherësh kapiten i Maqedonisë

“Dhe, nëse do ta analizonim më në detaje ndeshjen e fundit, fillimi nuk ishte aq i sigurt, por me kalimin e kohës loja u stabilizua. Lojtarët tanë të rinj pa eksperiencë u shoqëruan më mirë me futbollistët anglezë me famë botërore, kështu që pas disa aksioneve të suksesshme merituam shpërblimin me një penallti më se të justifikuar dhe shndërrimin e suksesshëm të Bardhit, edhe pse portieri kundërshtar arriti të mbronte në momentin e parë. Deri në golin e pësuar për fat të keq, më shumë autogol, po luajmë më mirë dhe me siguri. E lexova edhe deklaratën e kapitenit Enis Bardhi, cili është respekti dhe mendimi i tyre për përzgjedhësin, thotë shumë dhe ata që do ta marrin vendimin duhet ta kenë parasysh” , thotë Darko Pançev.