DASH fut në “listën e zezë” Katica Janevën dhe Stevço Jakimovskin

Në listën e  sanksioneve apo të listës së zezë të SHBA -ve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit  Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

Marketing

Sa i përket Katica Janevas, DASH tha se në kohën kur ajo ishte kryeprokurore e posaçme ajo ishte përfshirë “në akte korruptive, përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe fuqinë zyrtare për përfitime personale”.

“Ka informacione të besueshme që Janeva ka pranuar ryshfet për të ushtruar ndikim ndaj një prokurori”.

Ndërkaq, DASH tha se kryetari i Karposhit, Jakimovski është përfshirë “në akte korruptive, përfshirë përdorimin e postit të tij zyrtar për të ndikuar në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit në mënyrë që të përfitojë vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.

“DASH-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, u tha në njoftim. /REL/