Manchester City e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, kundër Atletico Madridit.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi si vendase me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Qytetarët” e shënoi Kevin De Bruyne në minutën e 70-të.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 13 prill në “Wanda Metropolitano”.