Liverpooli më afër gjysmëfinales, fiton në udhëtim te Benfica

Liverpooli e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Estadio da Luz” ka përfunduar me rezultatin 1:3.

Ibrahima Konate (17’), Sadio Mane (34’) dhe Luis Diaz (87’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Kurse, golin e vetëm për skuadrën portugeze e shënoi Darwin Nunez në minutën e 49-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 prill në “Anfield Road”.