Deari, kualifikohet në raundin kryesor të turneut në Bullgari

Shëndrit Deari vazhdon me paraqitjet në turnetë fjuçers të tenisit. Pas turneve në Serbi, tenisti nga Gostivari vazhdon garat në turneun fjuçers në Pazarxhik të Bullgarisë, ku fondi shpërblyes është 25 mijë euro.

Marketing

Deari arriti që të kalojë raundin kualifikues, duke mundur fillimisht bullgarin Petir Karaxhiev me 2-0 në sete ose 6-3 dhe 6-0 në geme, ndërsa në raundin e tretë (ishte i lirë në raundin e parë), shënoi një fitore të madhe ndaj rumunit Valentin Vanta me rezultat 2-1 në sete ose 2-6, 6-4 dhe 10-3 në geme.

Tenisti rumun ishte favorit i madh në këtë përballje, por Shëndrit Deari arriti që të tejkalojë krizën fillestare dhe të eliminojë Vanta-n, me lojë të sigurtë në dy setet e fundit.

Me këtë rast, Deari siguroi pjesëmarrjen në raundin kryesor të turneut në Bullgari, ndërsa kundërshtarin e radhës do të mësojë gjatë ditës së martë, kur është paraparë shorti për raundin kryesor.