Debat publik për ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisionet për Shëndetësi, kulturë dhe mbrojtje e siguri.

Marketing

Komisioni për shëndetësi do të mbajë debat publik për Propozim ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë.

Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë me dy pika të rendit të ditës- Propozim vendimi për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për mënyrën e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projekte me interes nacional dhe realizimit të Programit për vitin 2018 dhe formimin e grupit interkomunikues të punës konform pikës 8 nga Konkluzat e debatit mbikëqyrës të Komisionit për kulturë të Ligjit për menaxhimin me trashëgiminë kulturore botërore e natyrore në rajonin e Ohrit dhe rregulloren ligjore në kontekst të Konventës së UNESKO-s.

Komisioni për mbrojtje dhe kulturë duhet të rishikojë edhe propozim- ligjin për: Agjencinë për siguri nacionale, koordinim të bashkësisë për siguri- zbulim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndryshim të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme si dhe Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huaj, të gjitha në lexim të parë.

Marketing