Debati kuvendor, zëri i femrës shqiptare përfaqësohet fuqishëm

Akuzat gjatë debatit të mbrëmjes mes pozitës dhe opozitës shqiptare, ishin jo vetëm për programin por edhe për rezultatet zgjedhore. E në bllokun shqiptar, zë i fuqishëm akuzues dhe mbrojtës, ishin pikërisht deputetet e të dy partive.
“Jeni vënë në shërbim të fshehjes së gjurmëve të organizimit të këtij krimi. E këtë e pamë jo më larg se në prezentimin e programit të ri qeveritar, që fillon “duke respektuar vullnetin e qytetarëve”. Mbase instituiocnet nuk arritën t’i dalin zot vullnetit të qytetarëve,  por mos i provokoni me këtë fjali. Le të fillonte të paktën si programi 2017-2002 që fillonte “Në bazë të rezultateve”. Mos i provokoni qytetarët.”, tha Ilire Dauti, nga koalicioni ASH-AA.
“Dallimi mes VMRO-së dhe LSDM-së është vetëm dy deputet, por nuk dëgjova ndonjë nga ana e majtë ta kontestojë vullnetin e fituar nga ana e djathtë e sallëv. Prandaj vini mendjen se po i nxirrni shqiptarët sikur vetëm ne jemi objekt blerjeje, shitjeje dhe i farsave të ndryshme.”, tha Arta Bilalli Zendeli, nga BDI.
Debat mes deputeteve shqiptare pati edhe për përfaqësimin e femrës në ekzekutiv.
“Ju lutem zonja të nderuara, nëse të tjerët ju fyejnë mbase nuk keni faj, por ta pranoni fyerjen si normale, është empapranueshme, femra shqiptare meriton të jetë në vposte kyce e jo zëvëndës e më poshtë.”, tha Ilire Dauti, nga koalicioni ASH-AA.
“Ju si grua nuk mud të na vendosni ne ërpara gjykimit se pse apo çfarë duhet të bëjmë. Ne do të bëjmë mjaftueshëm e për këtë ju sigurojmë por ju duhet të mbani përgjegjësi për dështimin tuaj.”, tha Arbana Pasholli, nga BDI.
Debati i tillë në ditën e dytë të seancës për votimin e qeverisë, paralajmëroi një zë të fuqishëm të deputeteve shqiptare nga të dyja blloqet në këtë mandat.
Marketing