Dëbohet edhe një diplomat rus

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot konfirmoi dëbimin e një tjetër diplomati rus. Osmani tha nuk mund të jep detaje për rastin dhe shtoi se vendi do të dënojë çdo sjellje në kundërshtim me konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Marketing

“Meqenëse ky lloj informacioni është zakonisht konfidencial, nuk mund të hyj në detaje, por sa herë që MPJ merr informacion të konfirmuar dhe të dokumentuar mbi sjelljen e diplomatëve të huaj të akredituar që është në kundërshtim me parimet e Konventës së Vjenës, ne marrim masa për të mbrojtur sigurinë e shtetit, por edhe sigurinë e aleatëve në aleancën të cilës i përkasim. Pra, informacioni është i saktë”, tha Osmani.

Ndryshe, në fund të marsit, në vendin tonë një tjetër diplomat rus u shpall non-grata dhe u depërtua. Kjo nxiti reagimin e Moskës zyrtare, e cila në fillim të qershorit shpalli non-grata përfaqësues diplomatik të Maqedonisë së Veriut.