Një diplomat shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është dëbuar nga Rusia.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve ruse “Sputnik”, e cila citon Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Rusi, teksa theksohet se diplomati do të largohet për 72 orë.
Ministria e Punëve të Jashtëme e ka cilësuar dëbimin e diplomatit shqiptar si përgjigje për Shqipërinë, e cila dëboi pak javë më parë një diplomat rus, me justifikim se ky i fundit kishte shkelur rregullat anti-COVID.