Kosovë/ 3 viktima, 290 raste të reja me koronavirus

Kosova ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 290 raste të reja me COVID-19 nga 2.388 teste të kryera.

Marketing

Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe 3 viktima. Personat që kanë humbur jetën janë nga komunat Gjilan, Klinë dhe Rahovec. Ndërkohë që sipas autoriteteve mjekësore bëhet me dije se189 pacientë kanë fituar betejën me virusin.

Që prej 13 marsit 2020 e deri më 8 shkurt2021, Kosova ka regjistruar 62.548 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.526 pacientë kanë vdekur dhe 54.231 persona janë shëruar./