Dedaj në Shkup fyen deputetë, kryetarë komunash e gazetarë

Ambasadori i ri i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, tashmë ka marrë detyrën e tij. E me akomodimin e tij në Shkup, ai ka fyer të gjithë ata që ishin kundër emërimit të tij, shkruan Gazeta Express.

Marketing

“Vazhdoj në MPJ, në pritje të misionit të rinj, në Shkup! Nuk po më pihet kafja, kur po dëgjoj çfarë “burrash të kombit” po kërkojnë shkarkimin tim…e s’po di se a e shofin veten në pasqyrë ata tugjarë lopësh, pronarë kërpudhash, (b)analist, “deputet” turpi e “gazetarë” mercenarë?!”, ka shkruar Dedaj në FB.

Dedaj kaloi nga pozita e zëvendësministrit të Jashtëm në ambasador, ndërsa ka pasur shumë reagime ndaj emërimit të tij për shkak të deklaratave që Dedaj ka pasur për Turqinë.

Deputetët turq të Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar 6+ nuk e donin emërimin e tij pasi ndiheshin se u ka fyer kombi.

Edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilin Dedaj e përshkruan si “pronar kërpudhash”, ka dalë me letër publike ku ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të ri në Shkup.

Marketing