6.5 milion euro për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milionë euro për projekte infrastrukturore përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale.

Marketing

Thirrja publike do të shpallet në shtator, ndërsa komunat duhet të përgatisin propozim-projekte me të cilat do të aplikojnë.

Projektin për përmirësimin e shërbimeve komunale e zbaton Ministria e Financave, ndërsa është mbështetur nga Banka Botërore me fond të përgjithshëm prej 81,1 milionë eurove dhe IPA grant mjeteve për zhvillim rural nga BE-ja në vlerë prej 14,6 milionë euro.

Qëllimi është që të përmirësohen shërbimet të cilat komunat ua japin qytetarëve, si dhe kapacitetet e administratës komunale për zbatimin e projekteve. Do të financohen projekte si ndërtim dhe rekonstruktim të sistemeve për ujësjellës, kanalizim dhe ujëra të zeza, infrastrukturë lokale rrugore, efikasitet energjetik, ndërtim i kopshteve të fëmijëve, tregjeve, infrastrukturë në zonën industriale dhe projekte të ngjashme.

“Mijëra qytetarë në Maqedoni marrin shërbime më të mira nga komuna e saj falë këtij projekti. Në nivel vjetor, këto janë dhjetëra kilometra të reja ose rrugë lokale të rekonstruktuara, shtrate të rekonstruktuara të lumenjve, kopshte, shtëpi të kulturës, ndërtesa komunale etj. Këto janë projekte reale, me vlera reale”, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Përmes këtij projekti në nivel vjetor nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të këtij viti janë realizuar 72 projekte kapitale në 41 komuna, informon Ministria e Financave.

Marketing