Deklarohet Mickoski pas konferencës së Filipçes

Pas konferencës së ministrit, në rrjetin social “Facebook” është deklaruar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Marketing

Edhe ai e konfirmon informacionin se gjatë mbrëmjes së djeshme ka bërë testimin dhe ka rezultuar negativ, ndërkaq informon se tash gjendet në izolim shtëpiak në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dua të ju informoj se deri tash jam në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe në kondicion fizik. Do t’i respektoj rekomandimet e personave shëndetësore dhe gjatë periudhës së ardhshme do të qëndrojë në izolim. Uroj për rikuperim të shpejtë të gazetarit dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës”, tha Mickoski, njofton TV 21.

Ai ka premtuar se nga shtëpia do ta ndjek situatën me Kovid-19 dhe do të luftojë për personat që gjenden në vijën e parë të frontit që janë mjekët.