Del negativ për koronavirus zyrtari i ministrisë së Integrimeve, Kurti del nga vetizolimi

Ka dalur negativ për koronavirus zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, i cili u bë shkas që kryeministrit në detyrë, Albin Kurti të vetizolohej.

Marketing

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

“Zyrtari i Ministrisë së integrimeve Evropiane, për të cilin është dyshuar për koronavirus, ka rezultuar negativ”, ka thënë Kryeziu.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti dhe i gjithë kabineti nesër do të kthehen në punë.

“Kryeministrit bashkë me kabinetin e tij do ta rifillojnë punën, gjithmonë duke pasur kujdes të shtuar se si ndërveprojnë me njëri tjetrin dhe vëmendje për higjienën tonë”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, sot janë vetizoluar të dy kabinetet, ai i Qeverisë në detyrë dhe i Ministrisë së Integrimeve.