Demant i zëv.drejtorit Selami

Demant i zëv.drejtorit Selami: Deklarata e drejtoreshës është nxjerur nga konteksti, bashkë kemi krijuar kushte për pranimin e 101 të punësuarve nga programa K-5. Dyert janë te hapura për ata, por dhe obligimet gjithashtu!

Marketing

Demant ndaj postimeve të disa portaleve në lidhje me deklaratën e drejtoreshës së Drejtorisë për të Ardhurat Publike e dhënë në emisionin 24 Analiza

Të nderuar,
Si zëv.drejtor i Drejtorisë për të Ardhurat Publike, ndjej obligim të demantoj në lidhje me postimet e disa portaleve, në të cilat është nxjerë nga konteksti deklarata e drejtoreshës Sanja Llukarevska në emisionin 24 Analiza.

Me përgjegjësi morale them se ne si udhëheqësi e Drejtorisë për të Ardhurat Publike, në periudhën e kaluar kemi bërë shumë për të krijuar kushtet për pranimin e 101 personave të pranuar me Marrëveshjen Korrnizë sipas Programës K-5 nga Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, të cilët do të jenë pjesë e Drejtorisë për të Ardhurat Publike.

Gjithashtu, vërtetoj se ne jemi ndër institucionet e para e cila kemi pranuar më së shumti nga këta të punësuar dhe prej të cilëve presim rezultate të mira, sepse institucioni ynë ka nevojë për kuadër kualitativ, i cili do t’ju shërbejë qytetarëve.

Njëherit, atë që drejtoresha e tha në emision, dhe unë e konfirmoj është se dyert për 101 personat e punësuar është e hapur dhe është një mundësi e mirë për ata të tregohen dhe dëshmohen në kryerjen e detyrave të dhëna dhe të vazhdojnë me karierën e tyre profesionale në këtë institucion.

Por, gjithashtu them se lëshime nuk do të ketë për askend, si të gjithë të punësuarit të cilët janë pjesë e ekipit të DAP-it, ashtu edhe të punësuarit e rinjë do ti kenë të drejtat e njëjta , por edhe obligimet dhe detyrat të cilat do tu jipen sipas vendit të punës në të cilin janë përcaktuar.
Dhe në fund, më lejoni të shpreh faleminderimin tim deri te drejtoresha Llukarevska dhe shërbimet në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm deri më sot dhe gjithsesi për gatishmërinë të respektohet Balanseri për të gjitha bashkësitë etnike, i paraparë me ligjet adekuate.