Depresioni në rritje, Nexhipi: Shkak problemet sociale e ekonomike

Idriz Nexhipi, psikatër i punësuar në Spitalin Psikiatrik në Shkup, mbi tre dekada u ndihmon pacientëve me sëmundje të ndryshme mendore dhe nga depresioni. Dhe numri i pacientëve rritet nga viti në vit.

Marketing

Klinika psikiatrike doli të mërkurën me shifrën e 15 mijë pacientëve me sëmundje mendore, vetëm në një vit, ku vendin më të madh e zinin të sëmurët nga depresioni. Por ndonëse ende nuk ka një regjistër të saktë për numrin e të prekurve me deprezion, Idrizi është i mendimit se numri i qytetarëve që vuajnë nga ndonjë formë e depresionit, është më i madh nga sa flasin shifrat e bëra publike, që ju referohen vetëm pacientëve që shërohen në klinikën prikiatrike.

“Problemet e rrethit e shoqërisë gjithë këto ndikojnë në rritjen e numrit të paienteve me depresion. Mungesa e sigurisë sociale, ekonomike, individuale, privatizmi e të tjerë, gjitha këto rrisin numrin e pacienteve me depresion, ka shumë kategori të depresioneve të cilat shfaqen përmes anktheve dhe simptoma tjera“ – tha piskiatri, Idriz Nexhipi.
Ai thotë se për të rënë në depresion, një personi nuk i duhet ndonjë ngjarje specifike, mjafton vetëm një moment dështimi apo një situatë e caktuar dhe i njejti në pamundësi për t’u përballur me problemin, hyn në fazë depresive.

“Mjekët psikiatër për TVM-2 thonë se nëse ndjeni lodhësi, keni pa gjumësi ose mendoni gjëra të këqija të cilët mund të dalin jashtë kontrollit atëherë urgjentisht duhet të paraqiteni për ndihmë tek mjeku”.

Një vizitë e hershme madje , do të ndihmonte që shqetësimi momental të kalohej më lehtë para se të hyjë në fazën më të rëndë të sëmundjes. Depresioni nuk njeh moshë. Por më të rrezikuarit sipas mjekëve, janë të rinjtë sidomos adoleshentët që për shkak të moshës kanë kriza identiteti , edhe të moshuarit të cilët pas 60-tave, mendojnë se e kanë përfunduar misionin e jetës. Por është mirë që depresioni të menaxhohet pa antidepresivë, dhe këtë e ka kuptuar zonja që ne intervistuam e cila momentet e rënda i kalon me shëtitje në natyrë.

“Unë jo rastësisht praktikoj në momente të tilla të vështira të kaloj kohën në malin Vodno duke shëtitur dhe bërtitur në natyrë” – tha një pensionere.

Nexhipi thotë se aktivitete sportive mund të parandalojnë depresionin, por nëse kjo nuk ndihmon, atëherë patjetër që nevojitet ndihma e specialistit.

“Duhet më shumë shëtitje në natyrë, më shumë aktivitete sportive, nevojiten biseda, dalje sa më shumë në natyrë, në pyje, dhe lumenjëve,dhe në ajër të pastër, gjitha këto janë metoda preventive që ngadalësojnë përhapjen e simptomave depresive. Në qoftëse këto nuk ndihmojnë pas një kohe e caktuar, atëherë duhet trajtim mjekësor me medikiamente të duhura” – thotë Nexhipi.

Pacientetët me depresion më të avancuar vazhdimisht marrin terapinë antidepresive, terapi këto që zgjasin deri në 6 muaj. Në listën pozitive aktualisht ofrohen 7 lloje të barërave antidepresiv thotë Nexhipi, duke mohuar madje se ilaçet e tilla mungojnë. Por vetë drejtori i qendrës psikiatrike Bajraktarov, pohoi se pacientët nuk kanë qasje tek gjenerata e re e ilaçeve, dhe aktualisht ofrohet vetëm një ilaç nga gjenerata e re i cili është i dedikuar për një numër të limituar të pacientëve. (Rexhep Qamili, TVM2)

Marketing