Deri në gjysmë orë pritje në Tabanoc

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Marketing

“Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatare. Në VK Tabanoc ka rritje të të dendësisë së automjeteve për hyrje në Maqedoni dhe koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.