DERKOVSKI: KSHZ nuk ka kompetenca për pastrimin e listës zgjedhore

Qytetarët e vendit mund të shqyrtojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore në ueb faqen e KSHZ-së dhe në zyrat rajonale të këtij institucioni. Qytetarët e interesuar që dëshirojnë të shqyrtojnë të dhënat e tyre mund ta bëjnë deri më datën 23 gusht.

Marketing

Poashtu, 23 gushti është edhe afati i fundit kur mundet të paraqitet diaspora për të votuar. Nga KSHZ kanë njoftuar sot veçmë ka filluar paraqitja e votuesve të diasporës në diplomacitë dhe konzulatave të Maqedonisë.

Ndërsa, sa i përket pastrimit të listës zgjedhore, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski ka përsëritur edhe njëherë se ky institucion nuk ka kompetenca për të verifikuar keqpërdorimet apo dokumentet e falsifikuara.

Ai shtoi se, përditësimi realizohet me të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistikë dhe MPB-ja. Ndërsa, në lidhje me propagandën për referendum, ai ka thënë se në pajtueshmëri me ligjin për referendum askush nuk mund të kufizon dikënd që të bëj propagandë subjektet e interesuara.

Marketing