Di Maria sigurohet që ta mos harroj asnjëherë triumfin kundër Brazilit, bën tatuazh trofeun e Kupës së Amerikës

Pas 28-të vite pritje Argjentina ka arritur që të bëhet kampion i Kupës së Amerikës, pas triumfit të madh kundër Brazilit.

Marketing

Gëzimi ishte i madh në radhët e kampit argjentinas, ku Messi u duk që po shijonte momentin më të bukur në karrierë edhe pse lojtari ka fituar gati gjithçka në këtë sport, transmeton Periskopi.

Edhe Di Maria i cili ishte protagonist në atë ndeshje të madhe u sigurua që ta mos harrojë kurrë atë moment, pasi që lojtari ka bërë tatuazh trofeun e kompeticionit.