Një grua nga Kanadaja që ka probleme me frymëmarrje është diagnostifikuar me atë se vuan nga ndryshimet klimatike, pasi që mjeku kompetent konstatoi se valët e të nxehtit dhe cilësia e dobët e ajrit, janë përgjegjës për gjendjen e saj shëndetësore.
Mjeku Kyle Merit që ia ka përshkruar diagnozën qytetares së moshuar nga Nelson në British Columbia që vuan nga astma, ka deklaruar se kjo është hera e parë që ndryshimet klimatike janë shkaktare që disa persona kanë probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.
“Nëse nuk e analizojmë shkakun kryesor dhe vetëm shërojmë simptomat, nuk do të përparojnë në shërim”, ka thënë Merit.
Kujtojmë se Kanadaja në korrik u godit nga një valë e të nxehtit, ku pasoi sezoni i tymit në gusht nga zjarret që shpërthyen në zonat malore.
Pacientes që u godit nga ndryshimet klimatike, i është dhënë diagnoza pak ditë pas valës së të nxehtit, për të cilin mjeku Merit thotë se në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.