Dialogu Kosovë-Serbi, kjo është kërkesa e Luginës së Preshevës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, po kërkojnë që bisedimet finale Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për fatin e tyre. Por kërkesa e tyre nuk do të realizohet. Këtë e ka konfirmuar shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

Marketing

Regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, ka nisur një fushatë në Facbook përmes së cilës po kërkon përfshirjen e çështjet së Luginës së Preshevës në bisedimet finale Kosovë-Serbi.

Saqipi thotë se po kërkojnë të drejta të barabarta me serbët siç i kanë këta të fundit në Kosovë. Ndërkaq, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra thotë se shqiptarët Luginës janë harruar nga politikanët kosovar. Sipas Kadriut është momenti i duhur që për këtë çështje të diskutohet për fatin e shqiptarëve të Luginës.

E nëpërmjet telefonit shefi i negociatave me Serbinë Avni Arifi, thotë se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar me palën serbe gjatë bisedimeve në Bruksel, raporton T7.

Në Kosovë jetojnë rreth 20 mijë shqiptar të cilët janë shpërngulur nga Presheva Medvegja dhe Bujanoci.

Marketing