Dialogu Mbappe-Ronaldo, tifozët e Juventus ëndërrojnë

Franca dhe Portugalia barazuan pa gola mbrëmjen e djeshme, në kuadër të Nations League por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave dhe tifozëve, kryesisht ata juventinë, është dialogu Cristiano Ronaldo-Kylian Mbappe në përfundim të ndeshjes.

Marketing

Ylli i PSG postoi menjëherë më pas një foto në Instagram ku e quan Ronaldon idhullin e tij, ndërsa nuk e ka lënë pa koment këtë fakt as trajneri i Francës Didier Deschamps, përcjell Ora News.

“Ronaldo ka qenë idhulli i tij. Por mendon se çdo lojtar i ri ka idhull Cristianon. Një krahasim mes tyre? Është e vështirë, Cristiano luan në nivele të larta prej vitesh. Nuk kanë të njëjtën moshë. Më mirë ti krahasojmë kur Kylian të ketë moshën e Ronaldos. Janë dy futbollistë që mund të bëjnë gjithmonë diferencën te skuadrat e tyre”, tha Deschamps, përcjell Ora News.

Por nuk kanë munguar reagimet që bëjnë të ëndërrojnë tifozët e Juventus.

“Agjenti CR7 sërish në aksion”, “Sille tek ne”, janë disa prej komenteve në rrjet të tifozëve bardhezi.

Me De Ligt Ronaldo ia doli me sukses, kush e di a ja arrin qëllimit edhe me Mbappe?…

Marketing