Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në ora 07:34 në Sektorin e Punëve të Brendshme është denoncuar se në rrugën “Brigada maqedonase-kosovare” ka shpërthyer zjarr në një shtëpi.
Aty është gjetur e vdekur R.S.(81) nga Shkupi, qëndron më tej në kumtesë.
Zjarri është shuar, kurse mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar se vdekja ka ardhur nga ngufatja me tym.