Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho janë të dy në dispozicionin e Ernesto Valverdes për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United.
Por, trajnerit të Barcelonës i duhet të zgjedhë mes dy yjeve se cili do luajë krahë Lionel Messit dhe Luis Suarezit në sulm, transmeton Gazeta Express.
Francezi është rikuperuar nga lëndimi dhe ka startuar në ndeshjen e katalonasve ndaj Huescas të shtunën. Ndërkohë, ish-mesfushori i Liverpoolit kishte një performacë shumë të mirë në Old Trafford, duke i dhënë Valverdes një kokëdhembje për opsionet e tij në sulm.
Para se të lëndohej, Dembele kishte siguruar vendin e tij si startues, por Coutinho ka zëvendësuar 21-vjeçarin gjatë kohës sa ai ishte i lënduar, ndonëse kishte disa performaca në të cilat nuk bindi.
Gjithsesi nëse Valverde preferon një formacion më defansiv ndaj “Djajve të kuq”, Arturo Vidal mund të zërë vend në formacionin startues në një sistem 4-4-2, që është ndryshe nga ai 4-3-3 me të cilin luan shpesh Barça.