Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në suaza të vizitës në Bruksel sot në Komisionin Evropian realizoi takim me komisarin për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim Johanes Han, në të cilin është biseduar për ngjarjet e fundit të brendshme politike dhe arritjet në fushën e reformave në vend, në ditë të perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministri Dimitrov, siç informojnë nga Kabineti i tij, në takim e ka riafirmuar përkushtimin e vlerave evropiane, duke shfaqur bindje se në tetor vendet-anëtare do ta njohin dhe vërtetojnë të njëjtën me vendim pozitiv për fillimin e negociatave parainkuadruese.
“Ka mbetur edhe pak kohë deri në momentin i cili mund të konsiderohet jo vetëm për sukses të përbashkët, por edhe për shkruarjen e historisë me parashenjë të së ardhmes. Këtu jam që të sigurohen se vendimi pozitiv në tetor është i merituar dhe zgjidhje më e mirë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, të rajonit, por edhe në interes së vetë BE-së”, ka porositur Dimitroiv, theksohet në kumtesën e MPJ-së.
Nga ana e komisarit evropian Han është potencuar se vendi i ka përmbushur pritjet në atë plan me çfarë pikëpamjet për marrjen e vendimit pozitiv për fillimin e negociatave parainkuadruiese me BE-në, janë gjithnjë e më reale.
Ministri Dimitrov, me tjerash, ia ka uruar edhe nominimin për funksionin e ri komisarit Han në Komisionin Evropian të ardhshëm.
Në suaza të vizitës në Bruksel, Dimitrov sot ka realizuar takim edhe e shefin e Kabinetit të krytarit të Këshillit evropian, Pjotër Serafin.
Në kontekst të eurointegrimeve është biseduar edhe në takimin me Pjotër Serafinin, shefi në Kabinetin e Donald Tusk, në të cilin janë shkëmbyer mendime për procesin e marrjes së vendimit të Këshillit të BE-së në tetor dhe në këtë rast edhe njëherë janë paraqitur pritjet tona për një “po” të qartë.
Pas takimeve Dimitrov, siç informojnë nga MPJ-ja, duhet të mbajë fjalim në pritjen e cila me rastin e Ditës së Pavarësisë, 8 Shtatori, e organizojnë përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel.
Vizita në Bruksel vazhdon edhe nesër me takim pune me ambasadorët e vende-anëtare pranë Bashkimit Evropian (KOREPER). Ministri do të marrë pjesë edhe në ngjarjen e organizuar nga ana e German Marshall Fund në Bruksel kushtuar rrugës së Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.