FSSHM: Nga tetori marrja e ilaçeve vetëm me receta dhe letërnjoftim/pasaportë

Personat e siguruar prej 1 tetorit të këtij vitit mund të marrin ilaçe në barnatore vetëm në bazë të recetës dhe dokumentit personal për identifikim gjegjësisht letërnjoftimit apo pasaportës, kumtuan sot nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM).

Marketing

Deri në këtë periudhë, siç informojnë nga FSSHM, në fuqi janë dispozitat pozitive ekzistuese me të cilat dhënia e recetës dhe procedura e dhënies së ilaçit në barnatore bëhet me legjitimitet shëndetësor së bashku me dokumentin personal të identifikimit të personit të siguruar gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore që i bart Fondi.

“Fondi si blerës i shërbimeve shëndetësore është konstruktiv dhe i hapur për bashkëpunim me të gjithë faktorët në sistemin shëndetësor dhe punon në implementimin e zgjidhjes përkatëse elektronike me të cilën do të lehtësohet puna administrative e institucioneve shëndetësore gjatë dhënies së recetave dhe ilaçeve, në interes së shërbimit shëndetësor më efikas dhe më të arritshëm të personave të siguruar”, thuhet në kumtesën e FSSHM.