Dimitrov për vizitë në Paris, takohet me homologen De Monshalen

Sot dhe nesër ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, me ftesë të francezëve, do të qëndrojë për vizitë pune në Francë.

Marketing

Do të takojë sekretaren shtetërore në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Ameli de Monshalen si dhe përfaqësues të tjerë politikë. Siç shkruajnë nga Ministria jonë e Jashtme, Dimitrov krahas çështjeve aktuale dhe perspektivave për marrëdhëniet dypalëshe, në agjendë do të ketë edhe punët e integrimit dhe perspektivës së Maqedonisë në prag të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se Franca është një nga vendet skeptike për zgjerimin e Bashkimit Evropian, për shkak se idetë e Presidentit aktual Makron janë që përpara zgjerimit duhen zgjidhur problemet e brendshme që i ka BE-ja.

Ky skepticizëm i Francës gjatë gjithë vitit është parë si rrezik që Maqedonia edhe këtë vit të mbetet pa marrë datë për nisje të bisedimeve aderuese për në BE. Megjithatë Kryeministri Zoran Zaev dje në një intervistë u shpreh i sigurt se në tetor Maqedonia e Veriut do të marrë datë.