Dinamo mbetet pa trajner, Fabricio Kamarata largohet nga ekipi

Dinamo mbetet pa trajner  në fund të vitit 2020.

Marketing

Trajneri italian Fabricio Kamarata dha lajmin e largimit nga skuadra nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Kamarata në postimin e tij ka shprehur mirënjohjen klubit dinamovit dhe futbollistëve për 13 muajt e bashkëpunimit.

Mesazhi i Fabricio Kamaratës

Ndonjëherë disa gjëra të papritura ndodhin në futboll për të marrë vendime të caktuara. Mbyll mandatin tim si trajner i Dinamos.

Dua të falenderoj Dinamon dhe në veçanti presidentin Pontreli që më dha mundësinë të jem trajner i një klubi kaq të rëndësishëm.
Gjithashtu falenderoj administratorin e klubit, Ermal Barushin, për të gjithë punën e bërë; të gjithë futbollistët që kam stërvitur, sepse kanë qenë profesionistë të vërtetë dhe u uroj më të mirat në karrierë. 

I falenderoj dhe tifozët Dinamos që na kanë mbështetur gjithmonë dhe meritojnë më tepër.

Këto 13 muaj kanë qenë të rëndësishme për mua, sepse fillimisht garantuam qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërsa sot jemi ‘kampionë të dimrit’ dhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Dinamo do ta kujtoj gjithmonë dhe do të jem tifoz i saj duke shpresuar t’ju shoh sa më shpejt në Kategorinë Superiore.

Faleminderit për gjithçka!/