Kovid 19 RMV/ 11 të vdekur, 83 raste të reja.Shërohen 419 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitivë. Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti. Në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej  419 persona brenda 24 orëve të fundit.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer 394 329 testime për Kovid-91, ndërsa numri i të prekurve është 81 804, dhe rastet aktive pas dy muaj bien nën 20 mijë, ekzaktësisht sot raste aktive kemi 19 698.
Marketing