Ganiu: Asfaltimi i rrugëve Mendeleeva dhe Bajram Shaban, drejt përfundimit !(FOTO)

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se asfaltimi i tërësishëm i rrugëve Mendeleeva dhe Bajram Shabani janë drejt përfundimit.

Marketing
Ja postimi i plotë I Ganiut:
Me këshilltarët e Këshillit të Komunës së Çairit, Alajdin Sulejman dhe Ridvan Çajani inspektuam ecurinë e procesit të punës për asfaltimin e tërësishëm dhe cilësor të rrugëve Mendeleeva dhe Bajram Shabani, ku ekipet e punës tashmë po shtrojnë shtresën e dytë të asfaltit. Kjo është faza përfundimtare e rekonstruimit të këtyre rrugëve pas rregullimit të rrjetit të ujësjellësit në të njejtat.
Rruga Mendeleeva:
Sipërfaqja e rekonstruimit: 377 m
Vlera e realizimit të procesit të punës: 3.136.020 denarë.
Rruga Bajram Shabani:
Sipërfaqja e rekonstruimit: 73 m
Vlera e realizimit të procesit të punës: 590.331 denarë

 

Marketing