Disa klinikat filluan me sistemin Termini im për personat me sëmundje kronike dhe sëmundje malinje

Është gjetur zgjidhje për fillimin me punë të sistemit Termini im në klinika për personat me sëmundje kronike dhe sëmundje malinje, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe pas takimit me përfaqësues të Shoqatës “Borka – Për çdo ditë të re”.

Marketing

“Disa nga institucionet kirurgjike tashmë filluan në pajtim me orarin e punës së anesteziologëve, pjesë e profesioneve të tjera diagnostike, megjithatë incizimet rentgen janë rrezik i madh për shkak se shumë shpesh krijohen tollovi në sallat pritëse, ndërsa kjo kategori e pacientëve është një nga më të ndjeshmet për arsye se në ato tollovi mund të ndodhë të ketë transmision të virusit. Por, mendoj se me rrugica të posaçme e gjetëm zgjidhjen dhe me përcaktimin e disa rentgen aparateve – këtu flas për tomografi kompjuterike, eko, rentgen të zakonshëm apo mamograf të cilët do të jenë vetëm për ata pacientë për çka që sot apo nesër do ta bëjmë koordinimin me Institutin për radiologji dhe Klinikën për onkologji dhe ajo do të hyjë në funksion”, tha FIlipçe duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai shtoi se mbetet të shqyrtohet mënyra në të cilën do të fillojnë të kryhen kontrollet përmes Terminit tim atje ku mjekët janë më të angazhuar në mbështetje të reparteve infektive, e ato janë repartet për anestezion dhe në kuadër të asaj edhe të gjitha profesionet e tjera kirurgjike.

“Dhe këtu ka zgjidhje të përpiluar, por tani për tani po e shqyrtojmë numrin e pacientëve, nevojën për kuadër e më pas do të sjellim edhe vendimin”, tha Filipçe. ab/

Marketing