Sot do të marrë fund saga e shumëpërmendur e De Ligt. Mbrojtësi i Ajax pasditen e sotme do të marrë rrugën për Torino.
Në mbrëmje pritet arritja në Itali, ndërsa nesër në mëngjes ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për tu prezantuar si futbollist i ri i kamionit të Italisë, shkruan Indeksonline.
Nga Ajax tanimë ka edhe një konfirmim zyrtar për arritjen e marrëveshjes. Drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars ka thënë se është arritur marrëveshja.
“Transferimi i De Ligt te Juventus do të mbyllet.
Kemi marrëveshje me skuadrën ndërsa po presim garancitë bankare. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shpejt” ka thënë Overmars.