Qindra qytetarë të shpërndarë në cepa të ndryshme të kompleksit “Adem Jashari”, po kujtonin sakrificat e kësaj familje.
Me emocione e i etur për t’i treguar të birit historinë erdhi nga Presheva.
Ndonëse djali i Betim Salihut nuk ishte gjallë, kërkon që edhe pas 24 vite nga rënies heroike e 55 anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz historia të mos harrohet.
Fillimi i marsit është muaji ku historia thërret qytetarët e saj në një nga vatrat e rezistencës kundër armikut.
Fillimi i marsit është muaji ku historia thërret qytetarët e saj në një nga vatrat e rezistencës kundër armikut.
Mu për këtë arsye, Arsim Muja nga Vitia si shumë qytetarë të tjerë vizitojnë rregullisht vendin që mbanë vulën e lirisë.
I mbështjellë me flamurin e SHBA-së, Muja thekson se kjo datë për të është histori me vete.
Madje gjatë së dielës ku kishte shumë vizitor nuk munguan as recitimet.
Almir Saliuku, autori i këtij monologu ka një mesazh për qytetarët e Kosovës.