Dita e dytë e luftimeve: 137 ushtarë ukrainas të vrarë, qindra të plagosur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten vonë se sipas shifrave paraprake, të paktën 137 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të enjten herët, dhe 316 ushtarë janë plagosur. Në një video-mesazh të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Zelensky tha se shtetet e tjera kishin “frikë” të mbështesnin pranimin e Ukrainës në NATO raportojnë gazetarët Tim Lister dhe Oleksandra Ochman të “CNN” .

Marketing

Duke u dukur i zymtë dhe i lodhur, Zelensky vazhdoi: “Kush është gati të garantojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë”.
“Kam pyetur të gjithë partnerët e shtetit nëse janë me ne. Ata janë me ne, por nuk janë të gatshëm të na marrin në aleancë me ta,” tha ai.

“Pavarësisht sa biseda kam pasur me udhëheqës të huaj, kam dëgjuar disa gjëra. E para është që ne jemi të mbështetur. I jam mirënjohës çdo shteti që na ndihmon konkretisht, jo vetëm me fjalë. Por ka një të dytë – ne kemi mbetur vetëm për të mbrojtur shtetin tonë. Kush është gati të luftojë me ne? Sinqerisht – nuk shoh,” tha Zelensky.

“Sot pyeta 27 liderët e Evropës nëse Ukraina do të jetë në NATO, pyeta drejtpërdrejt. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen. Dhe ne nuk kemi frikë, nuk kemi frikë nga asgjë,” tha Zelensky.