Dita e fundit e fushatës, në mesnatë heshtja zgjedhore

Sot është dita e fundit e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku kandidatët Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska- Davkova përmbyllin takimet e tyre me qytetarët. Pendarovski si kandidat i koalicionit qeverisës ka përdorur slloganin e tij për integrim në NATO dhe BE si dhe reforma, ndërsa Siljanovska është zotuar për drejtësi dhe reforma, duke synuar revidimin e Marrëveshjes së Prespës, përcjellë INA.

Marketing

Partitë shqiptare të koalicionit janë shprehur për votimin e Pendarovskit në raundin e dytë, ndërsa kandidati shqiptar për president Blerim Reka si dhe partitë opozitare shqiptare dje theksuan se qytetari është sovrani që vendos për votën e tij dhe se sipas tyre megjithatë duhet të shfrytëzohet e drejta e votes për të mos rrezikuar proceset euroatlantike.
Heshtja zgjedhore fillon në mesnatë, ndërsa nesër do të votojnë të burgosurit, të sëmurët, të shpërngulurit e brendshëm dhe diaspora. Të dielën të drejtë vote kanë 1,8 milion votues.

Marketing