Një grup qytetarësh edhe sot janë grumbulluar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Për dallim nga dita e djeshme, tani për tani protesta është e qetë. Tek protestuesit dominon ngjyra kuq e verdh. Protestuesit i valëvisin flamujt dhe këndojnë këngë patriotike.
Para Kuvendit vërehen forca të shtuara policore.