Ditë të hapura në SÇE për fëmijët e klasës së pestë

Prej 2maj deri me 4 maj, Sekretariati për Çështje Evropiane do të jetë nikoqir i nxënësve të klasës së pestë për shkollat nga territori i Republikës së Maqedonisë në kuadër të projektit edukativ “Ditë të hapura të SÇE për nxënësit e klasës së pestë”.

Marketing

Ky projekt që realizohet në muajin maj (muaji i Evropës), ka për qëllim nga afër ti njoftojë nxënësit me thelbin dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian, si dhe me rolin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si institucion përgjegjës për koordinim të procesit të aderimit të Maqedonisë në familjen e madhe evropiane, në këtë vit ku për herë të parë në programin e tyre arsimore parashihet edukim për Bashkimin Evropian.

Në kuadër të këtij projekti Sekretariati për Çështje Evropiane do ti hap dyert për rreth 900 nxënës të klasave të pesta, nga 12 shkolla të territorit të Republikës së Maqedonisë të cilët u paraqitën në thirrjen e hapur të Sekretariatit për Çështje Evropiane për pjesëmarrje në projektin edukativ “Ditë të hapura në SÇE për nxënësit e klasës së pestë”.

Marketing